Viti 2023 ka shënuar rekorde të njëpasnjëshme të temperaturave ekstreme, përfshirë korrikun si muaji më i nxehtë në histori.

Në një raport të zbuluar nga BBC, rreth një e treta e ditëve të këtij viti janë përballur me temperaturë mesatare globale me të paktën 1.5 gradë Celsius, më e larta në nivelet para-industriale.

Qëndrimi për një kohë të gjatë nën këtë tregues konsiderohet gjerësisht thelbësor për të shmangur ndikimet më të dëmshme të ndryshimeve klimatike.

Por viti 2023 është në prag të shpalljes së vitit më të nxehtë në histori, gjithmonë në parametrat e shënuara deri më tani.

Ky zbulim i fundit vjen pas temperaturave rekord të shtatorit dhe një vere me ngjarje ekstreme të motit në pjesën më të madhe të botës, e cila po prek një prag kyç të ngrohjes me ritmin që shqetëson shkencëtarët.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus, raporton se deri më 2 tetor, rreth 86 ditë kanë qenë me temperature mbi mesataren, duke kaluar tashmë shifrat e vitit 2016-të. Temperatura 1.5 gradë Celsius është më dominuesja për pjesën më të madhe të ditëve, por janë shënuar gjatë verës edhe të larta në 1.8 gradë Celsius mbi mesataren.

Një faktor i rëndësishëm në nxitjen e këtyre anomalive të temperaturës është fillimi i kushteve të El Niño.

Oqeanet e botës kanë përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta këtë vit, ndërsa akullnajat në Antarktidë po shkrihen më shpejtësi.

I gjithë 2023-shi ka prekur ekstremitete të ndryshme të motit, përfshirë vapën e rëndë dhe stuhitë e përmbytjet katastrofike, që I kanë marrë jetën dhjetëra personave. Në këtë vit nuk kanë munguar as zjarret masive, që po ashtu mbeten të favorizuara nga temperaturat e larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA