Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho deklaron para grumbullimit të “kuqezinjve” për ndeshjet e tetorit se skuadra që ka në dispozicion është shumë cilësore dhe se është i lumtur për emrat që ka në dispozicion.
“Praktikisht ne kemi një grumbullim të ngjashëm me të fundit, ishim 25 lojtarë. Doli Roshi dhe hyri Broja ndaj lista është shumë e ekuilibruar. Fakti që lojtarët luajnë me ekipet e tyre është shumë e bukur për ne. Edhe pse ka të tjerë që luajnë e nuk janë, ne i ndjekim çdo javë kur shënojnë, japin asist apo aktivizohen. Lojtarët dhe ne mbërrijmë të karikuar dhe tani mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Nuk më shqetëson asgjë rreth të ardhmes e Europianit, jemi këtu me mendjen te Çekia. E dimë që janë të fortë, nuk janë mundur ende, kanë pësuar 2 gola, ne jemi me mentalitetin e duhur për 90 minuta, por edhe ne jemi të fortë, të mirë dhe me cilësi e teknikë dhe kjo është e bukura”, tha Sylvinho.
Rikthimi i Armando Brojës në grumbullimin kuqezi i ka shtuar entuzjazmin edhe tifozerisë dhe të gjithë ambientit megjithatë trajneri brazilian thekson.
“Forca e këtij grupi nuk është një dy apo tre lojtarë, foprca jonë ështëe grupit. Këtë gjë unë e kam kuptyuar shumë shpejtë. Do të vlerësojmët ë gjtihë lojtarët, gjendjen e tyre, kur të vijnë dhe do të vlerësojmë se si do të organizohemi dhe kë do të aktivizojmë në fillim dhe kë më pas. Janë disa lojtarë për të cilët duhet të kemi kujdes gjendjen e tyre jo vetëm Broja, por edhe Cikalleshi I cili ka patur dëmtim dhe tashmë është rikthyer në ekip. Por në përgjithësi për të gjithë do të vlerësohet gjendja”, tha ai.
Shqipëria do të fillojë zyrtarisht me të gjithë lojtarët pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore në shtëpinë e futbollit, ndërkohë që ndeshja do të luhet ditën e enjte, më 12 shtator në Arenën Kombëtare.
Top Channel