Me sulmin e Banjskë në 24 shtator, Serbia, sipas presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve,e  për këtë arsye, duhet mbajë përgjegjësi.

Këtë kërkesë, ajo e atikuloi hapur gjatë takimit në Granada të Spanjës me  shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Gjatë samiti të Komunitetit Politik Europian u takova me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon detyrime që palët të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës”, shkroi Osmani në X. Marrëveshja të cilës i referohet presidentja është ajo e arritur më 27 shkurt në Bruksel.

Një muaj më vonë në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e implementimit të saj, por zbatimi nuk ka ndodhur ende. Neni 3 i kësaj marrëveshjeje thotë: Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit të Banjskës, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA