Armand Duka i ftuar në “Më lërë të Flas” ka folur për raportet me Sylvinhon dhe De Biasin, trajner dhe ish-trajner i Kombëtares, dhe kontributin e tyre te kuqezinjtë.
Romeo: Midis De Biasit & Sylvinhos, cilin do të zgjidhje?
Duka: Shiko, është e vështirë. Njerëzit nuk janë…
Donaldi: Ai u bëri një pyetje të sinqertë, tani do një përgjigje të sinqertë.
Duka: Padyshim edhe unë përgjigje të sinqertë do të japë. Nuk e di nëse është krahasimi i duhur, por kjo është njëlloj si fëmija. Të gjithë prindi i do, por asnjë nga ata nuk është i barabartë. Gjithsecili ka karakteristikat e veta.
Donaldi: Ti je babai i De Biasit?
Duka: Jo, jam… Është pak më i madh ai, tani mos e ekzagjero.
Donaldi: o Zot, mos se… Ok, janë njësoj domethënë në marrëdhëniet dhe konsideratën që ti ke për ta?
Duka: Kanë kontribute shumë të mira në ekipin kombëtar. Por rezultatet më të mira deri tani i ka De Biasi sepse realisht e ka realizuar Evropianin. Sylvinhon duhet të çojmë. Të shkojë njëherë.
Donaldi: Ky ishte edhe një presion për Sylvinhon nëse po na dëgjon. Do t’i përkthejmë ato titrat në braziljançe.
Top Channel