Sot ul siparin Champions League, apo kupa e klubeve europiane të shahut që u zhvillua prej më se 8 ditësh në qytetin e Durrësit.
Ndodh për herë të parë që 30 nga 50 shahistët më të mirë të të gjithë botës ndodhen në vendin tonë për të praktikuar, të ashtuquajturën lojën inteligjente dhe për këtë e ka një shpjegim presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, grandmaster i këtij sporti Erald Dervishi.
Mes personazheve të famshëm të këtij sporti ishte edhe numri 1 i botës për shumë vite, i konsideruar gjeni dhe jo më kot mban numrin 1 në botë. Magnus Carlsen quhet norvegjezi që kishte të gjithë vëmendjen e sallës me 300 tavolina në qytetin e Durrësit dhe që përfaqësonte skuadrën e Oferspill. Përballë tij në ndeshjen e fundit ishte ekipi i Visvanatan Anand, ish-peshë herë kampion i Botës me origjinë nga India.
Me fjalë të tjera të gjithë yjet e botës së këtij sporti ndodheshin në Shqipëri dhe kjo ka sjellë një vëmendje shumë të madhe.
Ndërkohë mes 110 ekipeve pjesëmarrëse ka edhe klube nga Shqipëria si Tirana, Partizani, Teuta apo Butrinti dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë sport është kompetitive.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave do të zhvillohet edhe mbrëmja Gala bashkë me ceremoninë e dorëzimit të çmimeve.
Top Channel