Burri shtrohet në spital nga mushkëria vetëm një muaj pasi tymosi cigare elektrike (fotot)

07/10/2023 18:56

Një i ri britanik që kishte nisur të tymoste prej vetëm një muaji aparatet, u dërgua me urgjencë në spital prej dështimit të mushkërisë.

31 vjeçari Alex Gittins, tregon se kishte nisur në prill të tymoste mjetet elektrike të avullit teksa tentonte të linte duhanin.

Por marangozi nga County Durham në veri të Britanisë, nisi të shqetësohej nga dhimbjet që po ndjente në anën e djathtë të kraharorit kur thithte aparatin elektrik në fund të majit.

“Bëra një thithje kur isha në punë dhe nisa të ndjej pickime të forta, njëlloj sikur isha ecur ose vrapuar shumë, dhe sa herë merrja frymë më dhimbte”.

Më herët ai thoshte se ndjente një shije “kimike” në pjesën e pasme të fytit kur thithte avullin elektrik, teksa shpejt përfundoi në repartin e emergjencës.

Gittins tregonte se dhimbja e frymëmarrjes më pas i kaloi në anën e majtë të gjoksit, prandaj u drejtua te spitali i Darlington pasi besonte se po pësonte një atak kardiak.

Rrjedhimisht doktorët i bënë një skaner ku ata panë se ‘nuk kishte fare ajër’ në mushkërinë e djathtë e cila kishte dështuar tërësisht prej një gjendjeje të quajtur ‘pneumotoraks’.

Një tub u fut në kafazin e tij të krahasorit për të nxjerrë jashtë lëngun që kishte bllokuar mushkërinë dhe që po shtypte ngadalë kraharorin.

Ai tregon: “Në spital më bënë grafinë me rreze X dhe më pas më vendosën tubin në kraharor pasi mushkëria ime kishte dështuar, nuk kishte ajër në të”.

“Kisha frikë, i shkruajta të fejuarës për t’i treguar ku isha. I thashë se kisha vetëm dhimbje në gjoks dhe asgjë për t’u shqetësuar”.

Dy ditë më vonë ai u transferua në spitalin James Cook University Hospital, në Middlesbrough, për të bërë operacionin.

Në operacionin e gjatë doktorët kishin prerë një pjesë të mushkërisë së sëmurë dhe kishin mbyllur pjesën tjetër, e kishin ngjitur atë në kafazin e kraharorit që të mos bllokohej përsëri.

Duke reflektuar mbi eksperiencën e tij, Gittins tregon: “Mendoja se do të vdisja, unë jap tip që nuk para shkoj te doktorët, zakonisht i kaloj vetë”.

“Më pas ata më shpjeguan dhe e kuptova se isha me fat që nuk kisha vdekur.”

Gittins tashmë kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë për rreziqet e tymosjes së cigareve elektrike.

“Doktorët më thanë se nuk mund të tymos më, jam penduar që ka pirë duhan dhe aq më shumë cigare elektrike. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, por nuk dëgjojnë vetëm nëse dikujt i ndodh vetë, ose ndonjë të afërmi të tij”.

FOTO GALERI
2/3
Gittins tregonte se dhimbja e frymëmarrjes më pas i kaloi në anën e majtë të gjoksit, prandaj u drejtua te spitali i Darlington

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA