Instituti i Shëndetit Publik raporton për afro 710 raste të reja që diagnostikohen në vit me kancer gjiri dhe këtë e dëshmon dhe kjo pamje e përditshme në hyrje të spitalit onkologjik.

Pothuaje gjysma e tyre i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, shpjegon drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik, njëkohësisht kirurg.

“Dihet që një nga elementet kryesore për trajtimin e kancerit te gjirit është kirurgjia. Jemi në rreth 710 raste të reja në vit me vdekshmëri të 192 rasteve në vit. Në spitalin tonë po flas për raste të reja, për operacione, që bëhen jemi tek rreth 300 e pak raste që ne bëjmë këtu ,nuk po fusim  ato që janë rikthime të sëmundjes apo problematika prekanceroze apo raste beninje“- tha Dr. mjekësor i Spitalit Onkologjik QSUT, Helidon Nini.

Gratë me kancer gjiri nuk duhet të shkojnë më për biopsi apo për analizën laboratorike të imunohistokimisë në spitale jo publike, pasi më në fund ofrohen në laboratorin e QSUT-së.

Kjo është tjetër problematikë, sepse duhet të bëhet regjistrimi tek ne, të bëjnë atë rrugëtimin e mjek familje – onkolog rrethi, për të bërë planifikimin dhe realizohet imunohistokimia, ofrohet aktualisht. Si biopsia edhe imunohistokimia ofrohet në laborator në QSUT. Është arritur edhe në  afate kohore optimale tashmë, deri tre javë del përgjigja”– u shpreh Nini.

Por gratë që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale dhe heqin gjirin apo bëjnë kimioterapi kanë nevojë për proteza gjri dhe paruke.

Është një problematikë. Në spital ne nuk e ofrojmë këtë. Jemi munduar qoftë edhe personalisht në bashkëpunim me shoqata, por nuk mjafton. Do të ishte mirë që të ishin të përfshira protezë e jashtme dhe paruke për individë që i nënshtrohen kimioterapisë ta kishim që në fillim, por kuptohet që janë politika të rimbursimit, siguracioni etj. Duhet të shkojmë dhe tek ajo që quhet rikonstruksioni imediat“- shpreh mjeku Nini.

Një vit më parë YWCA i dërgoi letër komisionit të shëndetësisë të munësohen proteza dhe paruke falas për gratë më kancer gjiri, por kjo nuk është realizuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA