Skenari i terroristëve/ Sot në “Inside Story”, detaje dhe pamje të papublikuara në brendësi të fshatit Banjskë

04/10/2023 12:35

Sulmi terrorist me pasojë vdekjen e një efektivi të Policisë së Kosovës tensionoi sërish situatën në komunat në veri me shumicë serbe.

Ngjarja e fundit tregoi edhe njëherë brishtësinë dhe rrezikun e një konflikti që mbetet i ndezur si pasojë e interferimeve nga Beogradi dhe aleatët e shtetit serb.

Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të sjellë detajet e plota të përplasjes së armatosur mes forcave speciale të Kosovës dhe grupit terrorist.

Detaje dhe pamje të papublikuara në brendësi të fshatit Banjskë. Kush ishin pjesëtarët e grupit, lidhjet e tyre në Beograd dhe furnizimi me armë të rënda.

Aktivitetet e fshehta nga bandat e Veriut dhe grupi terrorist, nga kontrabanda tek trafiqet e më gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA