Analiza e CNN/ Demokratët triumfojnë në të gjitha frontet zgjedhore, ja cilat janë konkluzionet para “luftës” për senatin në mes të mandatit të Trump Grupet parlamentare të PS dhe PD propozues të dy rezolutave për Kosovës u dakordërsuan në Konferencën e Kryetarëve në të punuarit bashkarisht në unifikimin e këtyre dy rezolutave.
Kryetarja socialiste e komisionit parlamentar për punët e jashtme dhe nënkryetari demokrat pritet të ulen bashkë me synim e çuarjes në parlament të një rezolute të vetme.
“Nuk duhet të përbënte lajm fare por është lajm i mirë gjithsesi që ne kemi arritur në një konsensus që të bashkojmë të dy qëndrimet tona në rezoluta që kemi paraqitur të dalim me një rezolutë të përbashkët për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.
Parlamenti do të përfshihet në një seancë me mocion nga ku do të diskutohet e miratohet një rezolutë për situatën në Kosovë.
Draft rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Grupi Parlamentar i PS-së, reflekton qëndrimet e deritanishme publike mbajtur nga kryeministri Edi Rama.
Kjo rezolutë me 13 pika kërkon “Dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”.
“Përgëzon institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës për maturinë dhe profesionalizmin e tyre si dhe vlerëson forcat e EULEX-it dhe KFOR-it për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe angazhimin në aksionin për zmbrapsjen e sulmeve kriminale të njësive terroriste dhe neutralizimin e përpjekjeve për përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosovës dhe destabilizimin e vendit. Kërkon nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës. Të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët”.
Ndërkohë, prej datës 29 shtator nga grupi parlamentar i PD-së është dorëzuar një tjetër rezolutë po për Kosovën. Gazment Bardhi u shpreh i kënaqur për vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve në mbajtjen e një seance të posaçme për rezolutën.
“Është rënë dakord me propozimin tonë që të kemi një seancë të posaçme dedikuar vetëm Kosovës më datën 12 Tetor pra të enjten e javës që vjen dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë”, tha Bardhi.
Top Channel