Inside Story/ Pse Beogradi mban sekret numrin e saktë të viktimave apo të plagosurve që mund të fshihen në Serbi

04/10/2023 22:35

Deri më tani janë konfirmuar katër të vrarë në këtë përplasje: Stefan Nedeljkovic, Bojan Mujailovic dhe Igor Milenkovic. Emri i të katërtit nuk është konfirmuar ende.

Po ashtu, janë arrestuar 8 persona të cilët kanë dalë edhe përpara gjykatës, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë të gjithë.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të beogradit për ta cilësuar si një “kryengritje ndaj genocidit të Albin Kurtit”, është provuar se pas këtij sulmi fshihen drejtues të lartë të “Lista serbska”, partia e serbëve në komunat e veriut ku ato janë shumicë.

Milan Radojçiç, nënkryetar i kësaj partie, që i pëlqen ta konsiderojë veten “luftëtar i Lirisë” i serbëve, siç u pa edhe nga pamjet me dron të policisë së Kosovës, ka qenë i pranishëm ditën e përplasjes. Po ashtu në ambientet e resortit të tij janë kryer edhe stërvitjet e grupit.

“Pas ’99-ës Veriu Kosovës ka qenë jashtë kontrolli, ndikim absolut i Beogradit. Nuk janë dëmtuar isntitucione demokratike, por organizata kriminale, madje terroriste”- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA