Massimiliano Allegri e ka rikthyer këtë sezon Juventusin në skemën 3-5-2.
Tekniku livornez është tashmë i njohur për ndryshimin e roleve të lojtarëve dhe ai që e ka “pësuar” këtë sezon është Weston McKennie.
Amerikani gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar në rolin e mesfushorit, por Allegri e ka vendosur në krahun e djathtë aty ku i duhet të punojë në të gjithë korsinë edhe pse më së shumti është i ngarkuar me detyra mbrojtëse.
Por, nëse McKennie e ka pranuar rolin e ri, ai që guxon të flasë kundër Allegrit është babai i amerikanit. John McKennie thekson se djali i tij duhet të luajë në rolin natyral ndërsa ka edhe një sugjerim për teknikun 56-vjeçar.
“Ktheje McKennien në qendër të mesfushës dhe Weah në krah të mesfushës. Ata të dy kanë treguar se dinë të luajnë së bashku, ata luajnë shumë më mirë në rolet e tyre respektive”, u shpreh John që i dërgon kështu një mesazh të qartë trajnerit Allegri. /Supersport
Top Channel