Halla e 15-vjeçarit që humbi jetë e zhgënjyer nga mungesa e qytetarëve në protestë në Durrës: Ne djali s’na kthehet më, por kjo është për fëmijët e tjerë
Dy shtetas francezë të cilët tentuan të dilnin nga Shqipëria me një automjet kamper ku kishin fshehur drogë dhe armë, janë arrestuar nga policia në Durrës.
Nga kontrollohet në dalje të Shqipërisë, u konstatua se në automjetin kamper, me drejtues shtetasin francez S. M. dhe ku ishte pasagjere shtetasja franceze C. M., ishte përshtatur një hapësirë, për fshehjen e një arme sportive dhe të një sasie lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
S.M., 25 vjeç dhe C. M., 28 vjeçe, të dy banues në Francë ranë në pranga, ndërsa u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel