Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë i njëjti.
Suedezi është rrëfyer për Piers Morganin (intervista e plotë do të publikohet të enjten, më 5 tetor), duke paralajmëruar një bisedë të fortë mes të dyve: “Nëse doni të luani me zjarrin, unë do t’ju sjell zjarr, por do të digjeni”, janë fjalët e para të ish-sulmuesit suedez pasi pyetet nëse do të jetë vetvetja. “Kur them se jam Zoti, mendoni se po bëj shaka? Nuk bëj shaka.”
Një nga temat e përsëritura në intervistat e Zlatanit është ajo që lidhet me marrëdhënien e tij të komplikuar, për ta thënë më butë, me Pep Guardiolën:
“Herën e parë që e takova, më tha: ‘Mos harroni se lojtarët këtu (te Barcelona) nuk vijnë me Ferrari’. Unë u shfaqa me atë dreq Ferrarin tim.”
Në intervistë i lihet hapësire edhe anës më njerëzore të Ibrës: “Raiola? Ishte një humbje e madhe. Ai nuk ishte thjesht një menaxher, ishte gjithçka për mua. Më mungon ende, të gjithëve u mungon.”
🔥COMING THIS WEEK..
Another @PiersUncensored World Exclusive…
ZLATAN: UNCENSORED. pic.twitter.com/4PvitFM9LR— Piers Morgan (@piersmorgan) October 2, 2023
Top Channel