Tre shkencëtarëve që kryen eksperimente me dritën duke u hapur kështu derën botës së elektroneve janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm të Fizikës.
Çmimin prestigjioz e ndajnë këtë radhë mes tyre Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier, të cilët demonstruan përmes kërkimeve të tyre një mënyrë për krijimin e pulsimeve jashtëzakonisht të shkurtra të dritës, të cilat mund të përdoren për t’i studiuar proceset e shpejta brenda atomeve. L’Huillier u shpreh e lumtur në mënyrë të vecantë për faktin që një femër merr një vlerësim të tillë.
“Do të thotë vërtet shumë për mua. Ky është çmimi më i rëndësishëm që ekziston, dhe jam shumë e lumtur që arrita ta marr. Është e pabesueshme. Siç e dini, nuk ka shumë femra që mund ta fitojnë një çmim të tillë”, tha Anne L’Huillier, Physics Nobel Prize laureatë.
Fituesit do të ndajnë shumën prej 994.000 eurove. Vendimin e saj, Akademia Suedeze e Shkencave e shoqëroi me shpjegimin se eksperimentet e tre laureatëve kanë prodhuar “pulsime të dritës aq të shkurtra, saqë ato janë matur me atosekonda”.
Një atosekondë është kuintilontë e sekondës, shpejtësi kjo e barasvlershme me kohëzgjatjen e një sekonde përballë viteve të Universit. Puna e tyre ka treguar se impulse të tilla jashtëzakonisht të shkurtra mund të përdoren më pas për të kuptuar sesi funksionojnë elektronet, që janë pjesë e atomit dhe lëvizin jashtëzakonisht shpejt.
Ky zhvillim pritet të rezultojë në testime më të mëdha, që potencialisht mund të ndikojë në diagnostikimin e sëmundjeve në faza shumë të hershme.
Top Channel