Pas frikës së madhe në ndeshjen Waalwijk-Ajax, ku portieri i vendasve Etienne Vaessen u rrëzua pa ndjenja pas një përplasjeje të rëndë, klubi ka dhënë informacione pasditen e së dielës mbi gjendjen e 28-vjeçarit.
Në një reagim zyrtar klubi holandez ka sqaruar se pas dërgimit në spital portieri nuk ka pasur probleme të mëdha, megjithatë thekson se do të mbahet në vëzhgim edhe për disa ditë në vijim.
“Ne mund të raportojmë se portieri ynë Etienne Vaessen kaloi një natë të qetë dhe po vazhdon te rekuperohet. Tani është e rëndësishme që Etienne të jetë në gjendje të rekuperohet i sigurt dhe vëzhgohet me kujdes në orët dhe ditët në vijim. Prandaj do të dëshironim t’ju kërkojmë t’i jepni atij dhe familjes së tij kohën dhe pushimin e nevojshëm. Në emër të të gjithëve në klubin e Waalwijk, i urojmë shumë forcë Etienne dhe të gjithë njerëzve pranë tij. Shpresojmë ta shohim përsëri në klub së shpejti”,-deklaron Waalwijk./ SuperSport
Top Channel