9 vjeçarja Charlotte Sena ishte me biçikletën e saj në parkun pranë liqenit Moreau gjatë një kampingu me familjen, kur tragjikisht është zhdukur pa lënë gjurmë, teksa policia thotë se mund të jetë rrëmbyer.
Më shumë se 100 vullnetarë, skuadra policie me qen dhe me dronë kërkonin dje për fëmijën e zhdukur në zonën e pasur të New York, në një rrëmbim të mundshëm tragjik që ashtu si në raste të tjera, ndodh në zona gjysmë rurale, ku nuk ka kamera apo dëshmitarë të shumtë.
Vazhdimisht raportohen zhdukje të fëmijëve kryesisht në të gjithë botën perëndimore, të duket se bien pre e predatorëve dhe praktikave abuzive nga më mizoret.
Vajza ishte me biçikletën e saj me fëmijë të tjerë kur duket se vendosi të kryente një xhiro vetëm. Prindërit e saj të dëshpëruar thanë se ishin alarmuar shpejt kur nëntë-vjeçarja në klasë të katërt, nuk dukej më pas 15 minutash, tha guvernatorja e New York, Kathy Hochul.
Biçikleta e vajzës së zhdukur u gjet rreth orës 6.45, pasditen e të shtunës.
Zyrtarët dhanë alarmin e një rrëmbimi të mundshëm për fëmijën e racës së bardhë, flokë biondë e sy jeshilë, rreth 1.37 metra e gjatë.
“Po kërkojmë kudo për Charlotte,” tha kryebashkiakja Hochul, me një ton tragjik në fjalët e saj.
Top Channel