VIDEO/ Pamje të rënda, shqiptari masakron me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja u fut në një supermarket për të shpëtuar 06/12 22:57
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë, Marvin Çuni, ishte protagonist me skuadrën e tij të Frosinones mbrëmjen e djeshme në përballjen e ekipit të tij me Romën.
Lojtari i ekipit Shpresa ka qenë në formacionin bazë përballë skuadrës së Mourinhos duke u aktivizuar për rreth 65 minuta dhe duke qenë disa herë protagonist i sulmeve të skuadrës së Frosinones.
Pavarësisht humbjes së skuadrës përballë Romës me dy golat e Lukakut dhe Pelegrinit, Çuni mori vlerësimet maksimale për ekipin e tij falë rasteve të krijuara dhe kontributit në repartin e sulmit.
Top Channel