Pep Guardiolës iu desh ta shikonte nga tribuna, i ulur pranë Txiki Begiristain dhe Manel Estiarte, humbjen e City-t të tij kundër Wolverhamptonit, pasi ishte i pezulluar për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë në ndeshjet e para të sezonit.
“Më pëlqen të jem me lojtarët dhe të ndiej erën e barit. Txiki dhe Manel ishin shumë të sjellshëm, por unë preferoj të jem atje poshtë. Do të doja të mos merrja kartonë të verdhë, do të doja të kontrolloja veten, do të përpiqem ta bëj, por nuk mund t’ju garantoj 100%.
Në tribuna është e pamundur të më japin karton të verdhë, isha aq i qetë dhe u mundova të analizoja për atë që ndodh.
Por në fushë kur të shoh disa gjëra që nuk më pëlqejnë, i them.”
Këtë sezon Premier League ka vendosur që pezullimi i trajnerëve të ndodhë me tre kartonë të verdhë e jo me katër. Në rast të ndëshkimit me gjashtë kartonë të verdhë, dënimi i dytë do të jetë dy ndeshje.”
“Është një rregull i ri. Ata na shpjeguan se ndonjëherë nuk u flasim saktë gjyqtarëve. Ata janë shefat. Ne duhet ta pranojmë. Unë duhet të përshtatem me ta,” tha Guardiola për “The Sun”.
“Tani duhet ta kontrolloj veten. Nuk është një problem i madh. Nuk është problem,” tha trajneri spanjoll, i ndëshkuar me karton të verdhë në tri nga gjashtë ndeshjet e Premier League-s (Burnley, Nottingham Forest dhe Newcastle).
Guardiola kujton marrëdhënien e tij me gjyqtarët kur ishte futbollist:
“Kur isha lojtar te Barcelona, isha lojtari më pak fizik i të gjitha kohërave, por ndoshta isha një nga lojtarët më të ndëshkuar. Sepse flisja, flisja dhe flisja. Tani, si trajner, është e njëjta gjë,” pranon ai./Supersport
Top Channel