
Atalanta dhe Juventus i mbyllën në barazim dhe pa gola 90 minutat e luajtura në Bergamo.
Vendasit ishin ata që kërkuan më shumë golin teksa bardhezinjtë iu kënaqen edhe një pike duke marrë parasysh edhe mungesat e rëndësishme në organikë. Pjesë e ndeshjes nga fillimi deri në fund ishte edhe Berat Gjimshti. Mbrojtësi i kombëtares udhëhoqi me sukses repartin difensiv të bergamaskëve dhe në notat pas ndeshjes nga Eurosport, u vlerësua me notën gjashtë.
“Komandon me shumë siguri qendrën e mbrojtjes së Atalantës. Punën ia lehtëson edhe një si Kean që është shpeshherë i izoluar mes shumë lojtarëve si dhe me shpinë nga porta”, shkruan Eurosport për Gjimshitin.
Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi si titullar e 30-vjeçarit me Atalantën teksa bergamaskët në këto ndeshje kanë marrë tre fitore dhe një barazim duke mos pësuar asnjë gol me kontributin e Gjimshitit që ashtu si në sezonet e kaluara konfirmohet shumë i rëndësishëm për italianët./Supersport
Top Channel