Donald & Romeo Veshaj, binjakët më të përfolur të momentit, rikthehen në një tjetër sezon televiziv, me “Më lër të flas”.
Çdo të shtunë mbrëma, me një një larmi temash, të ftuar VIP, lojëra dhe performanca në studio, programi premton të mbërthejë pas ekranit familjet shqiptare.
“Do jetë shumë interesante ky sezon, të ftuarit kanë për të qenë shumë interesantë dhe rubrika e fundit që ka për të qenë gongu i emisionit”, është shprehur Romeo Veshaj.
Ky sezon i katërt televiziv vjen me një rubrikë të re, ku çdokush që mendon se ka një talent, mund ta shfaqe atë përpara publikut të gjere, ku në fund të rrugëtimit, më i votuari do të fitojë një çmim në vlerën e 10.000 eurove.
“Risi do të ketë shumë, kemi një rubrikë të re që besoj se do pritet shumë mirë nga i gjithë publiku, na ndiqni mos harroni”, shprehet Donald Veshaj.
Diskutime të zjarrta, të qeshura dhe situata që nuk i keni parë kurrë, nga sonte mbrëma, me “Më lër të flas” në ekranin e Top Channel.
Top Channel