Dritat e skenës më të madhe të kërcimit, “Dancing With The Stars”, do të vezullojnë të premten kur në skenë të zbresin konkurrentët e rinj të këtij sezoni.

Një ndër pjesëmarrësit në garën e kërcimit do të jetë Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila sonte ishte e ftuar në “Më lër të Flas”.

Fifi u shpreh entuziaste për këtë eksperiencë të re, që e rikthen në ekranin e Top Channel. Përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, ky i fundit u shpreh se do të jetë mbështetës i flaktë i këngëtares. Donaldi nuk e ka harruar mbështetjen që Fifi i dha në “Big Brother VIP 1” dhe tashmë është radha e tij t’ia kthejë nderin artistes.

“Unë një gjë di të them, që unë o të jem tifoz me Fifin në këtë ‘Dancing With The Stars’. Sepse, sikurse Fifi më ka mbështetur mua në kohën që kam pasur nevojë. Unë jam ‘team Fifi’. Të dua dhe jam me ty”, tha Donaldi.

Por, çfarë mendon Fifi për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin, me të cilin ka pasur debate dhe përplasje të ashpra gjatë qëndrimin në shtëpinë e “Big Brother VIP”?

“Ne kemi qenë në Big Brother dhe të gjithë e dinë që Big Brother është lojë. Pavarësisht se ne atëherë e morëm shumë seriozisht dhe me tension. Në fund të ditës, në momentin që shkëputesh dhe del nga Big Brother, edhe pse na ka marrë pak kohë, kam thënë që është thjesht një lojë. Jemi njerëz normalisht. Unë Ilirin e vlerësoj shumë dhe do i mirëpres kritikat dhe komentet e tij, sepse ai është profesionist”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA