Sllovakët iu drejtuan orët e para të mëngjesit të sotëm kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare ku pritet një luftë e ashpër mes mes-ish-kryeministrit majtist, Roberto Fico, i cili është zotuar t’i ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe liberalëve pro-perëndimorë.
Sondazhet tregojnë se të dyja palët janë kokë më kokë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të ketë mundësinë të formojë një qeveri për zëvendësimin e administratës së përkohshme, e cila e ka udhëhequr vendin me popullsi prej 5.5 milionë banorë që nga muaji maj.
Një fitore e Ficos sipas analistëve, nënkupton një bashkim të Sllovakisë me Hungarisë si dy vendet e BE-së që e sfidojnë konsensusin e bllokut për mbështetjen e Ukrainës, në një kohë kur Bashkimi Europian po përpiqet të jetë i bashkuar në kundërshtimin e pushtimit të sajnga Rusia. Qëndrimet pro-ruse të tij pasqyrojnë disponimin e shoqërisë sllovake, i cili tradicionalisht ka qenë relativisht më i ngrohtë për Rusinë. Kjo ndjesi është përforcuar nga narrativet pro-ruse dhe dezinformatat në rrjetet sociale.
As partia e Ficos, SMER-SSD (Drejtimi Social Demokrat), e as Partia Sllovakia Progresive (PS), e cila udhëhiqet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Michal Simencka, nuk pritet sidoqoftë të sigurojnë shumicën në votimet e sotme, çka do të thotë se e ardhmja e qeverisë së do të varet nga rezultatet e disa partive të vogla, nga ato liberale te ato të ekstremit të djathtë.
Top Channel