Interpretimi rrëqethës në “Më lër të flas”, Fifi përlotet me dedikimin për Kosovën dhe policin e vrarë

30/09/2023 23:08

Fifi interpretoi sonte në “Më lër të flas” një poezi dedikuar Kosovës e veçanërisht Policisë së vendit, “Marshin e UÇK-së”.

“Dua të përshëndes Policinë e Kosovës dhe të ngushëlloj familjen e policit të rënë, Afrim Bunjakut. Mes rreshtash, dua të kuptohet sa patriot jemi dhe sa shumë e duam tokë shqipe”, tha artistja që u përlot teksa recitoi vargjet e Marshit.

“Nuk dua shumë të flas shumë, është muhabet shumë serioz. E kam përjetuar shumë rëndë situatën në Kosovë. Kam familjarët në Mitrovicë. Është shumë e rëndë të ndodhë diçka dhe të rikthehet si në ‘99”, tha Fifi, ndërsa Donald dhe Romeo Veshaj shprehën ngushëllime për familjen e  Afrim Bunjakut, që u vra të dielën, pas sulmit nga disa persona të armatosur serb në veri të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA