Tijani Reijnders është një nga zbulimet më të bukura të Milanit të ri.
Kuqezinjtë siguruan shërbimet e mesfushorit holandez nga AZ Alkmaar për 20 mln euro + bonuse.
25-vjeçari debutoi edhe me kombëtaren tulipane në sukseset e këtij muaji përballë Greqisë (3-0) dhe Irlandës (1-2), sfida të eliminatoreve të Euro 2024.
Pep Guardiola ka mbetur i mahnitur nga cilësitë dhe personaliteti i tij, dhe e kërkon te Manchester City. Me kampionët e Anglisë që pritet të ofrojnë rreth 50 mln euro për kartonin e Reijnders.
Por mesfushori ndihet i lumtur në Milanon kuqezi dhe qetëson tifozët. “Ndihem shumë rehat te Milani, jam ndjerë që në fillim si në shtëpinë time. Jam në formë të mirë, dhe jam i lumtur që ndodhem këtu”. /Supersport
Top Channel