Kreu i zjarrfikëses në Tiranë ka sqaruar se pas rrjedhjes së gazit në një pikë karburanti në Tiranë, situata është nën kontroll.

Ai tha se banorët do të rikthehen shpejt në banesat e tyre dhe forcat janë në gatishmëri të plotë.

Ka pasur rrjedhje gazi, as zjarr dhe as probleme të tjera. Do të shqyrtohet i gjithë informacioni tekniko-ligjor. Distancat janë përcaktuar sipas objekteve, do shqyrtohet dhe do të shikohen. Kemi mbyllur auto gazet për të gjitha rastet që ka pasur shkelje. Jemi në gatishmëri, për pak kohë banorët do kthehen në banesat e tyre dhe zona do të jetë e sigurt. Aktualisht nuk ka rrezikshmëri.”-shprehet kreu i zjarrfikëses.

Kur erdhëm kishte rrjedhje gazi. E kemi mbajtur nën kontroll për ftoje që mos krijohej ekspozion. Çdo gjë ka funksionuar normalisht, s’ka të lënduar. Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.”-tha një zjarrfikës.

Incidenti ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, ku është çarë një tub gazi. Banorët rreth karburantit janë evakuuar dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA