“Ahengu Shkodran”, nata festive e muzikës popullore tradicionale të Shkodrës, këtë vit përkoi edhe me 40-vjetorin e themelimit të grupit “Karajfilat që ka Shkodra”.
Nga formacioni popullor i themeluar në vitin 1983, sot kanë mbetur vetëm dy këngëtarë.
“Jam shumë i emocionuar për mungesën e tyre në këtë festë. Është dëshmi e atyre që kanë kontribuar, kanë sakrifikuar”, rrëfeu Ruzhdi Çeka.
“Kam kaluar një natë, si ato të dikurshmet me grupin e parë të Karajfilave që ka Shkodra”, tregoi Luigj Alia.
Edhe për të rinjtë, ruajtja e këngës tradicionale qytetare është një detyrim.
“Sado të ndryshojë koha, kënga shkodrane s’ka për të vdekur asnjëherë“, tha një prej tyre.
Drejtori artistik, Bardhyl Hysa, kërkon që kënga popullore të bëhet pjesë e teksteve shkollore.
“Ta përçojmë edhe nëpër shkolla, sepse ju jeni koshient që në dasmat sot ka filluar një rrymë tjetër. Sot, situata është emergjente”.
Ahengu shkodran është një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore.
Top Channel