Shitësit e librave mbeten pa punë, preken nga zhvillimi i Lojërave Olimpike në Francë

29/09/2023 13:02

Lojërat Olimpike për vitin 2024 të cilat do të organizohen në Francë, do të jenë në disfavor të shitësve të librave në rrugët e Parisit.

Autoritetet kanë nisur marrjen e masave në përgatitje për organizimin madhështor, këtë herë duke mos kursyer as shitësit e veprave letrare, të cilët duhet të zhvendosen në kohën e gabuar në aspektin tregtar.

Shitësit janë lajmëruar paraprakisht që përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike do të duhet të largohen, e për këtë janë përcaktuar ekipe të posaçme që do të monitorojnë situatën.

Gjatë diskutimeve që kanë zhvilluar Policia e Parisit me librashitësit e dorës së dytë, pati pakënaqësi për mënyrën se si po menaxhohet situata.

Në arsyetimin e dhënë nga vendimmarrësit, thuhet se gjithçka është për çështje sigurie dhe për të shmangur incidentet e kaosin.

Bashkia e Parisit planifikon të mbulojë riparimet e dëmeve, kryesisht të transportimit të librave, një shumë që mund të arrijë në 1.5 milionë.

Ky vendim vjen në një kohë kur në Paris, për 450 vite shitësit e librave të dorës së dytë kërkojnë të hyjnë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA