Sekuestrohen rreth 20 mijë euro në Kakavijë! Nën hetim dy persona nga Kuçova pasi nuk i kishin deklaruar

29/09/2023 16:12

Në Kakavijë janë sekuestruar në total 20 520 euro dhe 100 dollarë, ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona nga Kuçova që nuk i deklaruan në dalje të RSh-së.

47-vjeçarit Dh. H., iu gjetën 10 365 euro dhe 45-vjeçarit R. K., i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA