Rritja ekonomike vijon të jetë e ngadalësuar për ekonominë shqiptare në krahasim me 2022-in.

Shifrat e tremujorit të dytë tregojnë se ajo u zgjerua me 3.23%, ndërsa degët që dhanë kontributin më të fortë vijojnë të jenë ndërtimi, aktivitet e pasurive të paluajtshme dhe administrata publike. Rritja në tremujorin e parë ishte 2.83%.

Ndërkohë bujqësia vijoi të mbajë një performancë negative. Nëse në tremujorët parardhës rritja e saj kishte mbetur në vendnumëro, periudha prill – qershor ka sjellë perfomancë negative për sektorin. Gjithashtu me perfomancë negative ishin edhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe adminsitrative.

Këtu ndërhyn edhe ikja e trurit fenomeni që Shqipërinë po e zbraz nga profesionistët, duke lënë vakum për prodhimin e punëve profesionale apo studimeve shkencore. Edhe industria nxjerrëse e përpunuese ndikuar në masë nga ulja e çmimeve të lëndëve të para për produktet që prodhon Shqipëria si nafta, hekuri e kromi sollën kontribut negativ në rritjen ekonomike.

Ndërkohë peshën negative e kanë zbutur disi sektori i teknologjisë së informacionit por dhe turizmi, që ka sjellë një rritje në sektorin e arteve dhe argëtimit, ku përfshihen bar restorantet e hotelet.

Sa i përket rritjes ekonomike të matur nga aspekti i shpenzimeve, konsumi i popullatës u rrit me 4%, ndërkohë më e fortë ishte rritja te konsumi I administratës publike me 9.3%, ndikuar edhe nga reforma e pagave, që nisi në muajin prill. Edhe importet patën rritje, ndërsa eksportet dhanë kontribut negativ, duke reflektuar ngadalësimin e tregtisë së jashtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA