Në pyllin me pisha të Pishporos janë riaktivizuar sërish disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse të ndihmuara nga efektivet e forcave të armatosura dhe punonjës të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, flakët nuk po mund të neutralizohen.

Sipas prefektit të qarkut Lefter Shehaj, terreni është mjaft i vështirë për të ndërhyrë pasi zona e pyllëzuar është me densitet të lartë ndërsa flakët herë pas here dalin jashtë kontrollit.

Shehaj ka theksuar se prioritet mbetet neutralizimi i perimetrit të zjarrit për të mos iu afruar zonës së banuar teksa nuk pritet ndërhyrje nga ajri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA