Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajt shtator, bregdeti i Shengjinit vijon të ketë ende pushues.

Temperaturat mjaft favorizuese, qetësia, pastërtia, çmimet më të ulëta se sa në sezonin turistik, por dhe hapësirat më të shumta publike janë disa nga arsyet që pushuesit zgjedhin që disa nga ditët e pushimit t’i bëjnë pikërisht në bregdetin e Shëngjinit edhe gjatë muajt shtator.

Nga ana tjetër, tur operatoret shprehen se muaji shtator, favorizuar edhe nga temperaturat e larta si dhe çmimet më të ulëta, kanë qenë surprizuese krahasuar me vitet e shkuara.

Lezha synon një turizëm gjithë vjetor për shkak, jo vetëm të dy bregdeteve që ka, por dhe monumenteve historike apo dhe nga destinacionet e famshme kulinare që sjellin për vendas e të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA