Përplasi një 86-vjeçare me makinë në Shkodër, në pranga një irakian nga Dubai

29/09/2023 13:50

Një i ri 29-vjeçar ka aksidentuar me makinë një të moshuar në lagjen “Liria”, në Shkodër.

Mësohet se 29-vjeçari S. A., një irakian, banues në Dubai përplasi me makinë 86-vjeçaren A.M, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA