Mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Opozita, kërkesë për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi

29/09/2023 11:57

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të shqyrtohen dy kërkesa, një nga Rithemelimi dhe një nga PD-ja për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Kërkesat e opozitës janë për ngritjen e një komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi, si dhe një tjetri për trajtimin e të dhënave Personale pas hakerimit të sistemeve digjitale dhe qeveritare dhe pretendimeve për ndërhyrje në sistemin TIMS.

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi megjithëse ishte i hapur ndaj sugjerimeve të mazhorancës, akuzoi ata se po shkelin çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë për komisionet hetimore, të garantuar nga kushtetuta.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore”– tha Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA