Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, ditën e djeshme bënë një vizitë në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të policisë, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ku i shprehën ngushëllimet më të sinqerta.

Kurti ka thënë se vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat e të gjithëve.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA