Seanca për “Gërdecin” u shty për në 3 tetor, pasi u kërkuan të thirren të tjerë dëshmitarë.

GJKKO pritej të vendoste sot për dëshmitarët e SPAK dhe Fatmit Mediut, por Dorian Matlia, avokati i familjes Durda që humbi djalin në tragjedinë e 15 marsit, kërkoi 12 dëshmitarë të tjerë.

Matlia kërkoi si dëshmitarë ish-kryetarin e bashkisë gjatë kohës së shpërthimit, Fiqiri Ismailin, Efraim Diverolin si dhe drejtues të fabrikës së Gërdecit.

Fatmir Mediu përmes avokatit të tij mbrojtës po lexon edhe njëherë listën e provave dhe listën e dëshmitarëve, që kërkohen në funskion të këtij gjykimi të zakonshëm.

Ky rilexim i listës është një konfirmim dhe këmbëngulje e të akuzuarit i cili e deklaroi edhe gjatë kërkesës së rij kur kërkoi gjykim të shkurtuar.

Me sa po lexon avokati i tij mbrojtës, kuptohet që Fatmir Mediu nuk hoqi dorë nga asnjë prej dëshmitarëve të kërkuar edhe në kohën kur hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkoi gjykim të zakonshëm.

Kërkoi dhe deklaroi thirrja e Gordon England dhe një serie ministrash mbrojtës, të cilët do të deklarojnë se cilat janë përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për të  kryer demontimin si një nga kushtet e vendosura Shqipërisë dhe se cilat janë kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ato të Forcave të Armatosura.

Veç paketës së të huajve nuk a se si të mos kërkohej Patrik Henri dhe disa administratorë që u morën me demontimin, ndërsa nga pala shqiptare kërkohen disa ish-ministra si: Erik Ligori ish-ministër i Mbrojtjes, Pandeli Majko si njëri nga funskionarët që ka firmosur dhe ka marrë pjesë në grupet e punës kur u aprovua e gjithë përpjekja e Shqipërisë për të nisur demontimin.

Vazhdohet më tej me Besnik Mustafajin, Ridvan Boden, Aldo Bumçin, Mimi Kodhelin që ka vazhduar si Ministre e Mbrojtjes dhe ka kryesuar këtë proces, Luan Rama.

Ajo që kuptohet është marrja në pyetje dhe dhënia e dëshmisë edhe e të pafajshmve. Nga ana tjetër kërkohet dëshmia edhe e Luan Hoxhës dhe gjeneralëve të ushtrisë shqiptare.

Kërkohet marrja e dëshmisë edhe e ekspertëve. Ajo që i ndan dy kërkesat, të SPAK dhe Fatmir Mediut është se Prokuroria e Posaçme teksa listoi dëshmitarët e saj citoi dhe evidentoi që të jepte dëshminë Fatmir Mediu në cilësinë e të pandehurit për dy akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin ushtarak.

Ndërkohë avokati tha se Mediu duhej të pyetej nga Gjykata dhe jo nga SPAK, pasi ai kërkon pafajësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA