Një përgjigje nga Matthij de Ligt rrezikon të krijojë polemika në Argjentinë. Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut mori pjesë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në një lojë të shpërndarë nga klubi bavarez përmes kanaleve zyrtare.

“Me kë nga ish-lojtarët do të kishit dashur të luanit?”, ishte pyetja e klubit. Dhe përgjigja e ish-lojtarit të Juventusit tashmë po shkakton diskutime deri në Amerikën e Jugut.

Qendërmbrojtësi holandez, në fakt, është përgjigjur: “Me Lionel Messin”, duke harruar se “Pleshti” është ende një futbollist aktiv dhe po bën diferencën në MLS, tek Inter Miami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA