E përdornin lokalin për të vënë baste sportive, në pranga pronari dhe klienti në Maliq

29/09/2023 14:19

Pronari i një lokali dhe klienti i tij në Libonik të Maliqit kanë rënë në pranga për vendosjen e basteve sportive.

Pronari i lokalit, 31-vjeçari K. Sh., u arrestua pasi përshtati lokalin e tij për vendosjen e basteve ndërsa klienti 29-vjeçari po ashtu me të njëjtat iniciale, u kap duke luajtur lojëra fati.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Libonik, në lokalin e 31-vjeçarit, këtij shtetasi dhe 29-vjeçarit, iu gjetën dhe u sekuestruan, 4 aparate celularë që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, në të cilët kishin ruajtur edhe bileta lotarie në emër të shtetasve të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe në lokale. Si rezultat, kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 31 vjeç dhe K. Sh., 29 vjeç, banues në Maliq”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA