23/12 21:18
Red Bull Leipzigu zyrtarizoi këtë të premte ndërprerjen e kontratës me drejtorin sportiv, Max Eberl, i cili prej disa muajsh përflitet se do të punojë për Bayernin e Mynihut.
Eberlit, i cili bëri punë të shkëlqyer për 14 vjet te Borussia Mönchengladbach dhe drejtoi politikën sportive të ekipit të Leipzigut në vitin 2022, iu hap rruga drejt kampionëve në fuqi me shkarkimet e CEO-s, Oliver Kahn, dhe drejtorit sportiv Salihamidzic në fund të sezonit të kaluar.
Edhe pse bavarezët emëruan në këtë pozicion Christoph Freund, është pak a shumë e qartë se të dy mund të punojnë së bashku.
Top Channel