Dhuna ndaj kreut të Vetëvendosjes në Skënderaj/ Kryetari i komunës i thirrur nga policia për të dëshmuar, qytetarët “mësyjnë” përpara komisariatit Dy lokale që ndodheshin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë përfshirë nga flakët këtë të premte.
Zjarri ka nisur rreth orës 07:15 të mëngjesit në ambientet e lokalit dhe është përhapur në disa objekte përreth.
“Sot, në ora 07:15, kemi pranuar informatë se është duke u ndezur zjarr në një lokal. Ekipet e zjarrfikjes dhe shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte shpërthyer në një lokal dhe kishte përfshi objektet ndihmëse përreth tij. Kishte filluar të ndizej edhe një pjesë e objektit të Dekanatit të Mjekësisë”, njofton policia në deklaratë.
Forcat zjarrfikëse neutralizuan flakët, që lanë pas dëme të shumta materiale. Ende nuk idhet se çfarë e shkaktoi zjarrin, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen.
Top Channel