Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e tij të takimeve në Lezhë, ku ka biseduar me qytetarë dhe biznese të këtij qyteti mbi problemet kryesore me të cilat hasen dhe zgjidhja që presin nga politikëbërja.
Qytetarët thanë se presin një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pikërisht për këtë, Basha i njohu ata me reformën e thellë që PD ka propozuar ku synohet që qytetarët të jenë vendimarrës e t’u dëgjohet fjala e tyre.
“Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre.
Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vettignut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarsisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika tju shërbejë familjeve shqiptare” – shkruan Basha.
Top Channel