Aksioni i policisë në veri të Kosovës/ Pas bastisjes së vilave të Radojçiç konfiskohen dy makina 

29/09/2023 12:22

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy mjete.

E gjithë kjo po bëhet në kuadër të aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, ku kontrolluar edhe pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiç.

Sipas videove të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Radojçiç ishte pjesë e grupit terrorist të sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Ai është i sanksionuar i ShBA-së dhe i kërkuar nga institucionet e Kosovës.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka nisur sot në orët e hershme një aksion në pesë lokacione të veriut të vendit.

Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se deri më tash gjithçka ka shkuar mirë.

“Policia ka ndërmarr një aksion të gjerë nëpër disa lokacione në veri dhe deri tash gjithçka është duke shkuar mirë dhe sipas planit”, ka thënë shkurt Elshani.

Top Channel