27/12 21:44
18 persona, që dyshohet se mbanin peng emigrantët, janë ndaluar në Kostur të Greqisë, pas informacionit të marrë nga autoritetet shqiptare.
Policia Shqiptare u ka dorëzuar homologëve të tyre rekë informacione lidhur me një grup të strukturuar kriminal që transportonte emigrantë të jashtëligjshëm nga Greqia drejtë vendeve të Europës Perëndimore.
Policia Greke thotë se ndaloi 18 persona, dhe sekuestroi armë zjarri të tipit Kallashnikov, thika dhe shpata.
Mësohet se të ndaluarit kishin marrë peng disa emigrantë dhe refuzonin ti lironin pa u marrë atyre paratë që kishin dakorduar për t’i dërguar nga territori Grek drejtë atij Shqiptar e në vazhdim drejtë Malit të Zi dhe Kroacisë.
Top Channel