Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç i hodhi poshtë pretendimet e ministrit të brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

“Sveçla gënjeu, Radoicic nuk është në spitalin ushtarak”, tha Petkoviç përmes një deklarate. Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që tha se shfaq Radoiçiçin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.

Në Serbi, vetëm ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i komentoi këto pretendime, duke thënë se ajo video “duket” se nuk ishte regjistruar në ditën kur ndodhi sulmi në veri të Kosovës.

“Nuk kam asnjë informacion nëse është Radoiçiçi në atë video apo jo, vërtetë nuk e di”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë. Por Aleksandër Vuçiç pohoi mbrëmjen e së mërkurës se Radoiçiç, ndodhet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet përgjegjëse serbe, duke vërtetuar kësisoj pohimet se ai ishte pjesë e grupit.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, kreu i shtetit serb u shpreh se Radoiçiç “kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë, ndërsa shtoi se nënkryetari i Listës Serbe, e konsideron veten luftëtar të lirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA