“ÇEZ” është dosje prioritare në mesin e të gjitha çështjeve që ka në dorë Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion.

I pyetur nga gazetarët këtë të enjte, kryeprokurori Alltin Dumani tha se SPAK po trajton me prioritet këtë dosje.

Mes shumë personazheve, kryesori që është pyetur për çështjen është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit. Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Ndërkohë, Romeo Karaj ka dorëzuar një kallëzim tjetër penal që për shkak të kompetencave përfshiu SPAK jo vetëm për dyshimet se aty mund të jetë kryer korrupsion, por për shkak të  emrave të ish-funksionarëve të denoncuar, midis tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I pyetur për çështjen e fondeve të IPARD-it, Altin Dumani deklaroi se dosja është nën hetim.

Pak javë në parë, “Nisma Thurje” kallëzoi ish-ministren e Bujqësisë dhe disa vartës të saj pranë AZHBR duke kërkuar që të hetohen për abuzimet me fondet e IPARD 2 të Bashkimit Europian. Denoncuesit e konsiderojnë Frida Krifcën dhe funksionarët e AZHBR-së përgjegjës për shpërndarjen e fondeve, të cilat u tjetërsuan dhe nuk përfunduan për të fuqizuar fermerin.

Top Channel