Milan bind ndaj Cagliarit, merr fitoren e rëndësishme në “Unipol Domus”

27/09/2023 21:10

Milan merr një fitore të rëndësishme në “Unipol Domus” ndaj Cagliarit në takimin e javës së gjashtë të Serie A.

“Kuqezinjtë” e Milanos triumfuan me përmbysje me rezultatin 1-3 në transfertën Cagliarit në një takim që ishte shumë i luftuar.

Vendasit zhbllokuan sfidën me Luvumbo në minutën e 29’, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një gafe të Adli.

Megjithatë në minutën e 40’ Okafor barazoi për “Djallin” dhe njëkohësisht gjeti golin e parë me Milanin.

Ndërkohë në minutën e 45’ Tomori përmbysi rezultatin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me Milan në avantazh.

Fraksioni i dytë po ashtu solli një sërë raste nga të dyja anët, megjithatë goli i vetëm në këtë pjesë u realizua nga Loftus-Cheek në minutën e 60’, duke vulosur këtë takim.

Pas javës së gjashtë të Serie A, Cagliari qëndron në vend të fundit me dy pikë, ndërsa Milan ngjitet në vend të dytë me 15 pikë./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA