I ngarkuar me punë i SHBA-ve, David Wisner ka takuar kryetaren e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkën si dhe nënkryetaren Dhurata Çupin.
Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi dhe roli i opozitës në një demokraci të shëndetshme.
“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.“-thuhet në njoftimin e ambasadës.
Top Channel