Top Channel ka siguruar pamjet e urës ku dyshohet se u vra rreshteri Afrim Bunjaku gjatë sulmit terrorist të grupeve serbe ndaj Policisë së Kosovës, të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Grupet terroriste dyshohet se kishin bllokuar rrugën me kamionë, një skemë të ngjashme që e kemi parë edhe në protestat e serbëve muajt e shkuar kundër vendimeve të qeverisë së Kosovës për targat apo zgjedhjet në veri.

Mes patrullës policore dhe kriminelëve ka pasur shkëmbim zjarri, ku dhe dyshohet të ketë humbur jetën Bunjaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA