Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, shprehu pretendimin se me Censin po kryhen shkelje, pasi po pengohen grupet entike të deklarojnë përkatësinë e tyre entike dhe fetare.

Pyetjet për etninë dhe fenë janë fakultative në Cens, pra qytetarët janë të lirë të përgjigjen ose jo. Por, Dule thotë se qytetarët nuk janë pyetur fare, me qëllim të mos shënohet gjuha amtare dhe përkatësia entike.

“Jemi përpjekur në mënyrë konstante të japim kontributin tonë për një proces korrekt dhe të gjithëpranuar. Në takimin me INSTAT jemi përpjekur të përcjellim frymë bashkëpunimi.

Prej datës 18 shtator, ka filluar Cens 2023, me shqetësim po ju prezantojmë gjetjet e aktivistëve të PBDNJ, në lidhje me zhvillimet e këtij Censi:

Ka shumë raste kur regjistruesit mbajnë shënime dhe nuk i vendosin të dhënat në tabletat përkatës.

Nuk lihet njoftim me shkrim në ato banesa ku për momentin nuk gjendet një qytetar.

Kemi raste, ku nuk u drejtohen qytetarëve pyetjet në lidhje me gjuhën, përkatësinë fetare dhe etnike. U thuhet se këto janë fakultative. Ndërkohë që, fakultative është përgjigja e qytetarëve”.

Dule tregon disa raste, kur sipas tij, regjistruesin kanë tentuar të fshehin entinë greke të disa personave në Sarandë.

“Në Sarandë, kur një biznesmen i njohur kërkoi të regjistrohej përkatësia etnike greke, u pyet nëse ishte i sigurt sepse kishte biznes, kishte prona dhe pas insistimit, u shënua përkatësia entike, gjuha dhe feja.

Në shtëpinë e drejtuesit të OMONIA-s, kur regjistruesi po plotësonte dokumentet e të atit, regjistruesi mohonte të regjistronte pjesëtarë të familjes, duke thënë se nuk është këtu.

Është për të ardhur keq që nëpunës të administratës ngrenë shqetësime të tilla që janë në kundërshtim me frymën europiane”.

INSTAT të ndërhyjë te regjistruesit që të shpëtojë procesin nga shpëtimi i tij në një parodi, u shpreh kreu i PBDNJ-së nga Kryesia e Kuvendit.

“I drejtohem të gjithë qytetarëve, në veçanti qytetarëve të komuniteteve entike dhe komuniteteve fetare, të deklarojnë nëse është vullneti i tyre, përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën amtare”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA