Foto ilustruese

Gjin Guri i cili mbeti i plagosur nga atentati i ndodhur sot në Dukagjin ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një kontrolli paraprak të mjekëve dhe një skaneri.

Bluzat e bardha të Shkodrës, pasi kanë vlerësuar si të rëndë gjendjen e të plagosurit kanë vendosur transportimin e tij për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Gjin Guri ka marrë disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga atentati ka mbetur i vdekur babai i tij, Zef Guri.Në vitin, 2015, ky i fundit u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në Dukagjin ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit, u vendos tritol.

Top Channel