Alcaraz nuk humbet kohë: Duhet t’i marr vendin e parë Djokovic

27/09/2023 12:04

Pas dështimit në US Open, aty ku u mposht në gjysmëfinale nga Daniil Medvedev, Carlos Alacaraz përgatitet për turneun e radhës që është ai i Beijing në Kinë.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një turne Slam, por për një turne ATP 500, sërish spanjolli do të tentojë të fitojë për t’u rikthyer te rruga e sukseseve. Rivali i tij më i madh Djokovic nuk do të jetë pjesë e këtij turneu, teksa tenisti nga Murcia tashmë ka vendosur si objektiv rikthimin numrin një për t’ia hequr kështu këtë status tenistit serb.

“Për momentin Djokovic është numri një, ndaj jam pjesë e këtij turneu me një motivim ekstra për t’iu afruar dhe për të pasur sërish një garë për vendin e parë në botë. Unë mendoj për këtë sa herë stërvitem dhe sa herë marr pjesë në një turne.

Nuk është diçka që duhet ta arrij patjetër, por më duhet t’i vendos vetes gjithnjë objektiva. Për mua numri një në botë është një nga objektivat kryesorë ndaj unë jam në ndjekje të këtij synimi. Do të mundohem të bëj sa më mirë, të jem pranë vendit të parë dhe më pas ta rifitoj sërish atë”, u shpreh Alcaraz.

ATP Beijing mund ta ndiqni në SuperSport 4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA